Një aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Ferizaj ku dy vetura janë përplasur mes vete. Njëra prej tyre ka përfunduar poshtë rrugës në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.
Ende nuk dihet sa persona kanë mbetur të lënduar nga ky aksident. Sipas lexuesve të Gazetës Express autoambulanca është parë në vendin e ngjarjes dhe e njejta ka lëvizur drejt Prishtinës.


Gjithashtu aty janë edhe ekipa e zjarrfikësve.
Ky aksident ka shkaktuar të kolona të gjata duke e bllokuar magjistralen Prishtinë-Ferizaj. E njejta s’pritet të lirohet edhe për rreth një orë.
Gazeta Express ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, por të njëjtit ende nuk janë përgjigjur lidhur me rastin.