Gjatë ditës së sotme Prishtina ka qenë pothuajse tërë kohën e bllokuar.
Lexues të Gazetës Express janë ankuar për kolonat e gjata për të hyrë në qytet si dhe për të lëvizur brenda tij.
Janë publikuar pamje nga kolona në rrugën nga Veterniku, ku shihet se e gjitha rruga është e bllokuar.
Një lexues i ka thënë Expressit se nga Rrethi i Flamurit deri në Veternik kanë bërë më shumë se 30 minuta.
Ndërsa, gazetarja e RTK’së, Jehona Zhitia, ka shkruar se dy orë ka bërë derisa ka shkuar nga rruga “Muharrem Fejza” deri te Plepat. Ajo thotë se dy gra janë alivanosur në autobus.
Express ka tentuar të marrë një përgjigje nga drejtori i Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, por i njëjti nuk i është përgjigjur telefonatave të redaksisë.