Shtetet e Bashkuara besojnë se autokolona e madhe ushtarake ruse e drejtuar drejt Kievit vazhdon të jetë “e ngecur”, u tha gazetarëve të enjten një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane, raporton CNN.
Zyrtari tha se SHBA-ja “nuk ka arsye të dyshojë në pretendimet ukrainase” se ata “kanë kontribuar” në bllokimin e kolonës duke e sulmuar atë, tha zyrtari.
Për ditë të tëra, banorët e Kyivit ishin përgatitur për një kolonë mbi 40 kilometra të gjatë me tanke ruse, automjete të blinduara dhe artileri tërheqëse që ishte nisur për një sulm në kryeqytetin ukrainas.
Të enjten, ministria e mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se kolona duket se ka ngecur rreth 30 kilometra larg Kyivit dhe ka bërë “pak përparim të dukshëm” gjatë tre ditëve të fundit, duke cituar inteligjencën.