0.3 C
Pristina
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

spot_img

Bllokohen shumë projektet në Kosovë për shkak të pezullimit të fondeve amerikane

Industria e Drurit është një prej sektorëve të prekur nga pezullimi i Fondeve amerikane pas vendimit të presidentit Trump për USAID-in.

Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës e cila që nga paslufta përfitoi nga fondet e USAID-it, shpreh shqetësimin se pezullimi i fondeve do të ndikojë edhe në eksport.

Drejtoresha e kësaj shoqate Arieta Vula përmend disa nga projektet të cilat tashmë janë pezulluar e për të cilat thotë se është vështirë të realizohen pa ndihmën e USADI-it.

“…Ne kemi qenë si shoqatë përfituese e fondeve qe 20 vjet, do te ketë ndikim negativ sepse shume projekte ne i kemi realizuar pikërisht me fondet apo mbështetjen e USAID”, tha Vula.

Nga pezullimi i fondeve të USAID është prekur edhe shoqata për përpunimin e pemëve dhe perimeve “Pepeko”.

Në këtë shoqatë thonë se nëse pezullimi i fondeve do të jetë afatgjatë, pasojat do jenë të parikuperueshme.

“Ndërprerja e fondeve ka ndikim në zhvillimin e aktiviteteve dhe bizneseve në përgjithësi edhe shoqata Pepko ka ndërprerje të financimit nga ana e USAID-it  dhe ndikon drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë e shoqatës tonë edhe ne realizmin e aktiviteteve që ndërlidhen me gjetjen e tregjeve ndërkombëtare… “

Në urdhrin ekzekutiv të Trumpit është bërë thirrje për pezullim 90-ditor të ndihmave, me qëllim të vlerësimit të efikasitetit dhe “konsistencës me politikën e jashtme amerikane”.

Një ditë më parë sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i cili ka marrë postin e ushtruesit të detyrës të USAID-it tha se është duke u shqyrtuar mundësia që kjo agjenci të riorganizohet duke shtuar  se ka shumë funksione të USAID-it “që do të vazhdojnë” por “duhet të jenë në linjë me politikën e jashtme amerikane”.

Oda Ekonomike e Kosovës, vlerëson se mbyllja e USAID-it do të kishte pasoja negative për Kosovën.

“USAID ka luajtur një rol jetësor ne zhvillimin e Kosovës. Duke qenë prezent që nga viti 2000 USAID investoi mbi 1 miliard euro në Kosovë duke ndihmuar në zhvillimin e sistemit arsimor dhe veçanërisht atë juridik. Ndërsa ndihmoi Kosovën të anëtarësohet edhe ne organizata ndërkombëtare. Ndërkaq mbyllja e tij e përhershme në Kosovë do të lë një zbrazëti që nuk do arrihet asnjëherë të përmbushet”.

Ndryshe, në gusht të vitit të kaluar presidentja Vjosa Osmani kishte nënshkruar amandamentin e Marrëveshjes për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara, në shumë shtesë prej 34.5 milionë dollarësh.

USAID-i është i pranishëm në Kosovë prej vitit 1999, dhe prej atëherë ka investuar më shumë se 1 miliard dollarë në zhvillimin e Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img