0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Bllokohen rrugët për Prishtinë, mijëra qytetarë nisen me autobusë për marshin për krerët e UÇK-së

Sot nga ora 14:00 do të mbahet marshi për drejtësi, i organizuar nga iniciativa “Liria ka emër”.

Mbledhja e qytetarëve do të bëhet fillimisht në sheshin “Zahir Pajaziti” për të vazhduar më pas drejtë sheshit “Skënderbeu”.

Tashmë shumë qytetarë ia kanë mësyar Prishtinës dhe kjo ka bërë që shumë rrugë të bllokohen nga automjetet e shumta.

Në videon e mëpshtme shihet se si disa autobosuë janë nisur me qindra qytetarë për marshin për drtejtësi.

Eliza Hoxha, njëra nga organizatoret tha gjatë ditës së djeshme se për këto dy javë sa është bërë fushata për organizim, ftesat për pjesëmarrje kanë gjetur përkrahje të jashtëzakonshme.

“E ndjejmë për obligim që të falënderojmë të gjitha pa dallim të cilët na kanë mbështetur për realizimin e këtij marshimi. Marshimi është vetëm një ditë para fillimit të procesit gjyqësor, falënderojmë organizatat e dala nga lufta, familjet e dëshmorëve, të martirëve, partitë politike, tifozeritë sportive, forumet rinore të universiteteve, aleancat e bizneseve, komunat e Kosovës, kryetarët e komunave e të gjithë qytetarët pa dallim” – ka thënë Hoxha.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img