Mbi 45 kg marijuanë janë sekuestruar në kufirin greko-shqiptar duke çuar në pranga 2 shqiptarë të moshave 22 dhe 27 vjeç.
Makina e pikasur nga policia greke nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar madje ka tentuar të arratiset por është kapur në Grevena.
Brenda në mjet janë gjetur dhe sekuestruar 3 çanta që përmbanin 45 pako me 45 kg 650 gram marijuanë. Nga policia janë sekuestruar dhe 4 celularë me 4 karta SIM si dhe 930 euro.