Aeroportet e Dyseldorfit, Hamburgut dhe Këlnit janë pothuajse bosh sot, në ditën e parë të një raundi të ri greve të organizuar nga sindikata gjermane Verdi.
Pothuajse 100000 njerëz preken sot dhe nesër, nga grevat e punonjësve të sigurisë në tre aeroporte, ndërsa rreth 700 fluturime anulohen.
Sindikata tha se ishte duke negociuar me sindikatat e sigurisë ajrore për të nxitur rritjen e pagave për turnet e natës, fundjavës dhe festave dhe se nuk kishte zgjidhje.
Ditën e nesërme, greva do të zgjerohet pasi Verdi ka thirrur stafin e sigurisë në aeroportin e Shtutgartit për t’iu bashkuar grevës, duke çuar në anulimin e të gjitha fluturimeve nga aeroporti. Sindikata gjermane EVG ka bërë thirrje gjithashtu për një grevë mbarëkombëtare të transportit nesër.
Ndër kompanitë që do të preken nga ky mobilizim është edhe kompania kombëtare hekurudhore.
Greva do të prekë 50 kompani dhe do të zgjasë nga ora 03:00. deri në orën 11:00 dhe priten probleme serioze, njoftoi sindikata.