Pas reshjeve të shumta të borës, rrugët e Kosovës janë pothuajse të bllokuara.
Edhe pse Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se rrugët janë të kalueshme, po del të jetë e kundërta në terren – për shkak të mospastrimit kanë ndodhur bllokime e aksidente komunikacioni.
Saktësisht në Slivovë, tri vetura janë përplasur mes vete, duke shkaktuar edhe kolona të gjata automjetesh.
Gjendje jo e mirë e rrugës po paraqitet edhe në magjistralen Prishtinë-Pejë. Në një fotografi dërguar në redaksi shihen qytetarët që janë dalë nga veturat e tyre, dhe i shtyjnë ato me duar që të mos aksidentohen.
Po ashtu edhe në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka pasur pengesa gjatë lëvizjes. Në rrjete sociale janë publikuar foto ku shihen vetura të rrokullisura në këtë pjesë.
Ndërsa gjendja e rrugës Prizren – Gjakovë, është plotesisht e pakalueshme. Siç shihet në një video, dhjetra automjete janë bllokuar dhe po ashtu policia ka arritur në vendngjarje.