1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Blinken: Veprimi i Dodikut minon Marrëveshjen e Dejtonit

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se veprimi i fundit i Presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik, minon Marrëveshjen e Dejtonit.

“Nënshkrimi i një ligji nga presidenti i Republikës Srpska Dodik që refuzon autoritetin e Përfaqësuesit të Lartë shkel kushtetutën e Bosnje dhe Hercegovinës dhe minon Marrëveshjen e Dejtonit. SHBA-ja mbështet zyrën e përfaqësuesit të lartë dhe sovranitetin, integritetin territorial dhe karakterin multietnik të saj”, shkroi Blinken në rrjetin social Twitter.

Ndryshe, Dodiku, presidenti i entitetit të mbizotëruar nga serbët në Bosnje-Hercegovinë, ka nënshkruar në ligj ndryshimet e diskutueshme të miratuara nga Asambleja Kombëtare e Republikës Srpska që e lejojnë atë të shpërfillë vendimet e marra nga i dërguari ndërkombëtar i vendit.

Veprimi i Dodikut më 7 korrik, i cili ka udhëhequr një fushatë gjithnjë e më nxitëse për vite me radhë, vjen gjashtë ditë pasi i dërguari ndërkombëtar i Bosnjës, Christian Schmidt, anuloi disa vendime të diskutueshme që kundërshtojnë një marrëveshje paqeje që i dha fund luftës.

Sipas marrëveshjes së Dejtonit të vitit 1995, Schmidt ka fuqinë të imponojë ligje si interpretuesi përfundimtar i kushtetutës së shtetit, megjithëse vendimet e tij mund të shqyrtohen dhe vihen në dyshim nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjës, nëse Zyra e Përfaqësuesit të Lartë (OHR) miraton.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img