0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

​Blinken thotë se gazetari amerikan u arrestua gabimisht nga Rusia

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të hënën se gazetari i Wall Street Journal, Evan Gershkovich është arrestuar gabimisht nga Rusia dhe bëri thirrje për lirimin e tij të menjëhershëm.

Gazetari amerikan u arrestua nga Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) muajin e kaluar dhe akuzohet për spiunazh. Wall Street Journal mohoi akuzat për spiunazh kundër tij.

“Sot, Sekretari Blinken vendosi se Evan Gershkovich është arrestuar gabimisht nga Rusia”, tha zëdhënësi kryesor i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel.

Ai tha se gazetaria nuk është krim.

“Ne dënojmë shtypjen e vazhdueshme të Kremlinit ndaj zërave të pavarur në Rusi dhe luftën e saj të vazhdueshme kundër së vërtetës. Qeveria amerikane do t’i japë të gjithë mbështetjen e duhur zotit Gershkovich dhe familjes së tij. Ne i bëjmë thirrje Federatës Ruse që të lirojë menjëherë zotin Gershkovich”, shtoi ai.

Ish-marinsi amerikan Paul Whelan, i cili po vuan një dënim me 16 vjet burg në Rusi me akuza për spiunazh, pasi u arrestua në vitin 2018, u deklarua gjithashtu “i arrestuar gabimisht”.

“Ne gjithashtu i bëjmë thirrje Rusisë që të lirojë shtetasin amerikan të arrestuar gabimisht Paul Whelan”, tha Patel./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img