Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka takuar presidentin e Izraelit, Isaac Herzog, gjatë vizitës së tij në Izrael.
Herzog tha se Izraeli është mirënjohës për të gjithë mbështetjen e ShBA-së, teksa bëri të ditur se dje ka biseduar me zëvendëspresidenten e ShBA-së, Kamala Harris, ku përsëriti shqetësimet në lidhje me një akuzë për gjenocid kundër Izraelit, e paralajmëruar nga Afrika e Jugut.
“Të enjten do të fillojë një proces në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, ku Afrika e Jugut po padit Izraelin për gjenocid të supozuar. Nuk ka asgjë më mizore dhe absurde se ky pretendim”, tha Herzog, shkruan BBC.
Ndërsa, Blinken ta se gjatë ditës pret që të bisedojë me familjet e disa prej pengjeve izraelite në Gaza dhe të diskutojë përpjekjet për t’i sjellur ata në shtëpi.
“Kam shumë për të folur, veçanërisht për rrugën përpara. Kështu që mezi i pres këto biseda”, tha Blinken.