Site icon PrishtinaPress

Blinken: Shumë herët për të deklaruar se cila do të jetë e ardhmja e Wagnerit

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken, thotë se ende është shumë herët për të thënë se çfarë të ardhme e pret grupin Wagner, që ia mësyu për pak Moskës dje.

“Është shumë herët për të thënë se çfarë të ardhme do të ketë për anëtarët e grupit mercenar Wagner që u rebeluan dje”, thotë Blinken.

Kremlini ka thënë se nuk do të akuzojë trupat e Wagnerit që u rebeluan dje, pavarësisht se më herët i akuzoi ata për rebelim të armatosur.

Exit mobile version