Site icon PrishtinaPress

Blinken: OKB-ja duhet të afirmojë të drejtën e çdo kombi për të mbrojtur veten

Sekretari i Shteteve të Bashkuara, Antony Blinken për konfliktin Izrael-Hamas ka folur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

“Asnjë anëtar i këtij këshilli, asnjë komb në të gjithë këtë organ, nuk mund ose nuk do të toleronte masakrën e popullit të tij”, tha ai.

ShBA-ja javën e kaluar vuri veton ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit që do të kishte bërë thirrje për pauza humanitare në luftime, duke kritikuar tekstin se nuk i referohej “të drejtës së Izraelit për të mbrojtur veten”.

Blinken tutje tha se Këshilli ka përgjegjësinë të denoncojë shtetet anëtare që armatosin dhe financojnë Hamasin, dhe çdo grup tjetër që sipas tij janë grupe terroriste.

Gjithashtu ai theksoi se është e domosdoshme që ata të punojnë për të mbrojtur të gjithë civilët në këtë konflikt, raporton Al Jazeera,

Exit mobile version