Site icon PrishtinaPress

Blinken ngushëllon shqiptarët për vdekjen e ish-presidentit Nishani

Sekretari amerikan i Shteti Antony Blinken ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani. 

Blinken ka thënë se kontributi i Nishanit për marrëdhëniet Shqipëri-SHBA do të jenë trashëgimia e tij.

“Ndajmë dhimbjen e popullit shqiptar për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani. Kontributet e tij në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe partneriteti ynë i qëndrueshëm do të lënë një trashëgimi të qëndrueshme”, ka shkruar Blinken teksa ka shpërndarë njoftimin e ambasadës amerikane në Shqipëri që shprehte po ashtu ngushëllime për Nishanin.

Exit mobile version