16.9 C
Pristina
Saturday, November 2, 2024

Buy now

spot_img

Blinken: NATO është e bashkuar, folëm si ta ndihmojmë Ballkanin Perëndimor për të ardhmen euroatlantike

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka marrë pjesë dje në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, në Bruksel.

Ai foli në Twitter rreth asaj se çka u diskutua në këtë takim.

“Aleanca e NATO-s është e bashkuar”.

“Ne folëm për shumë tema në terren gjatë takimit të ministrave të Jashtëm – nga pritshmëritë tona në Samitin e Washingtonit vitin e ardhshëm, në mënyrat se si mund të thellojmë partneritetin tonë me Ukrainën, deri tek mënyra se si mund të ndihmojmë në mbështetjen e të ardhmes euroatlantike të Ballkanit Perëndimor”, shkroi ai në rrjetin social X.

Ndryshe, kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani, ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet për Këshillin e 30-të Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Ky organizim do të mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut prej sot deri më 1 dhjetor.

Aty do të marrin pjesë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken,  dhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.

Për shkak të pjesëmarrjes së kryediplomatit rus, Ukraina do ta bojkotojë takimin e OSBE-së në Shkup.

Edhe ministrat e jashtëm të tre shteteve baltike dhe të Ukrainës thanë të martën se do të bojkotojnë takimin me arsyet e njëjta si të Ukrainës.

Të pranishëm prite të jenë 1 mijë delegatë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img