1.7 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Blinken injoron deklaratat e Kurtit, ka një thirrje për Qeverinë e Kosovës

Antony Blinken, sekretar amerikan i shtetit, ka mbajtur një fjalim në Oslo në Norvegjisë, ku është takuar me sekretarin e përgjithsëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Në hyrje të fjalimit, Blinken foli për luftën në Ukrainë, ndërsa menjëherë pas saj, iu kthye temës së Kosovës, duke i dënuar sulmet ndaj KFOR-it.

Tutje, ai u bëri thirrje Qeverisë së Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapa për të shtensionuar situatën.

“Shumë aleatë shprehin shqetësimin për rritjen e tensioneve në veriun e Kosovës dhe i dënon fuqishëm sulmet e fundit ndaj KFOR-it, kolegët tanë italianë dhe hungarezë u lënduan në atë sulm. I ftojmë Qeverinë e Kosovës dhe të Serbisë të ndërmarrin hapa të shpejt për të de-eskaluar situatën dhe të rinisin përpjekjet për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit të udhëhequr nga BE-ja”, tha ai.

“Ne e përkrahim procesin e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe Serbisë, por eskalimi aktual e pengon dhe s’e ndihmon lëvizjen në atë drejtim”, shto ai.

Thirrjen e Blinken për normalizim të situatës duke e quajtur veprim të njëanshëm të qeverisë së Kosovës dhe të pakoordinuar me aleatët, Kurti e cilësoi si naive, të padrejtë dhe të gabuar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img