3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Blinken i kërkon Serbisë t’u përmbahet zotimeve, përmes dialogut të arrihet marrëveshja e normalizimit me Kosovën

Sekretari amerikan i Shtetit i cili aktualisht po qëndron në Tiranë, Antony Blinken, përmes një letre ka uruar popullin e Serbisë për ditën e shtetësisë.

Me këtë rast, Blinken kërkon nga Serbia që të zbatojë zotimet e saj, dhe t’i përmbahet dialogut të BE-së për çështjen e Kosovës.

”Shtetet e Bashkuara inkurajojnë Serbinë që të zbatojë zotimet e saj dhe të ecë përpara përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën”, thuhet mes tjerash në kërkesën e Blinkenit.

Tutje thotë se janë të përkushtuar të mbështesin qëllimin e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

”Dhe presim me padurim të punojmë me qeverinë e re të Serbisë dhe partnerët tanë evropianë për të ndihmuar Serbinë në përmbushjen e kritereve të anëtarësimit në BE”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img