Site icon PrishtinaPress

Blinken i drejtohet sot Kosovës, në Forumin e organizuar nga presidentja Osmani

Në hapje të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, presidentë, sekretari Blinken, zëvendëspresidentë dhe zëvendëskryeministra nga disa vende të botës

Edicioni i parë i Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë do t`i nisë punimet më 22 tetor, në ora 9:00, në hotel “Emerald”.

Hapjen zyrtare të Forumit ndërkombëtar do ta bëj Presidentja Vjosa Osmani, e cila do të pasohet me një adresim të veçantë nga Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken.

Pas tij, një adresim do ta ketë edhe presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Në hapjen e Forumit, në panelin e parë, përpos Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti do të marrin pjesë edhe: presidenti i Maltës, George Wella, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, zv.kryeministrja, njëherësh ministre për Çështje Evropiane e Malit të Zi, Jovana Marović dhe zëvendëspresidentja e Palaut, J. Uduch Sengebau.

Forumi do t`i zhvillojë punimet me pjesëmarrjen edhe të ministrave dhe përfaqësuesve të lartë nga vende të ndryshme të botës, të cilët në Prishtinë do t`i adresojnë të arriturat dhe sfidat në agjendën për gratë, paqen dhe sigurinë.

Exit mobile version