Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Antony Blinken, ka folur me Ministrin e Jashtëm të Kinës, Qin Gang përmes telefonit.
Kjo thirrje vjen para parashikimeve të larta të pritshme për një vizitë të topdiplomatit amerikan në Pekin, derisa dy superfuqitë përpiqen që t’i përmirësojnë marrëdhëniet e tyre shtetërore të ngrysura.
Blinken ka diskutuar “rëndësinë e mbajtjes së hapur të linjave të komunikimit” që në mënyrë ë përgjegjshme të menaxhohen marrëdhëniet Amerikë-Kinë “që të shmangen llogaritjet e gabuara dhe konflikti”.
Sekretari amerikan ka adresuar edhe një mori çështjesh bilateral dhe globale për të treguar se “ShBA do ta vazhdojë angazhimin diplomatik për ngritur çështjet e shqetësimit dhe fushat e bashkëpunimit potencial”, vazhdon njoftimi.