0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Blinken e Lavrov për herë të parë në telefon pas luftës në Ukrainë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken  ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov. Blinken ka deklaruar se i ka bërë presion Kremlinit të pranojë propozimin që Uashingtoni ka paraqitur për të siguruar lirimin e dy amerikanëve të arrestuar në Rusi.

Në bisedën e tyre të parë të tillë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, të dy palët u përpoqën të qëndronin në pozicionet e tyre ekzistuese, sipas deklaratës së Blinken dhe ministrisë së Jashtme ruse.

“Ne patëm një bisedë të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë,” tha Blinken në një konferencë shtypi në Departamentin e Shtetit.

“Unë i bëra presion Kremlinit të pranojë propozimin që ne bëmë për lirimin e Paul Ëhelan dhe Brittney Griner”, tha ai, shkruan Reuters, përcjell abcnews.al.

Lavrov i sugjeroi Blinken që të dy palët të përdorin diplomaci të qetë për çështjen e shkëmbimit të të burgosurve.

“Lidhur me shkëmbimin e mundshëm të shtetasve rusë dhe amerikanë të burgosur, pala ruse sugjeroi fuqimisht një kthim në praktikën e trajtimit të kësaj në mënyrë profesionale dhe përdorimit të ‘diplomacisë së qetë’ në vend të hedhjes së informacionit spekulativ”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme ruse. /abcnews.al

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img