Site icon PrishtinaPress

Blinken deklarohet pas takimit me Osmanin e Kurtin, dialogun Kosovë-Serbi e vë në krye

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken shkroi një deklaratë për takimin që e pati me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti në Departamentin e Shtetit në Washington D.C.

Blinken përmes Twitterit tha se SHBA-të mbështesin integrimin euroatlantik dhe ndërkombëtar të Kosovës si dhe dialogun me Serbinë.

“U takova sot me presidenten Osmani dhe kryeministrin e Kosovës, Kurti. Shtetet e Bashkuara mbështesin integrimin euroatlantik dhe ndërkombëtar të Kosovës dhe dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja. Ne vlerësojmë mikpritjen e Kosovës për afganët dhe mbështetjen e saj të fortë për Ukrainën”, shkroi Blinken.

Paraprakisht, Departamenti i Shtetit e lëshoi një njoftim të shkurtër pas takimit të Blinken me Osmanin dhe Kurtin.

Exit mobile version