1.1 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Blindohet qyteti i Shkodrës, për mbarëvajtjen e ndeshjes janë 900 forca policore

Rreth 900 forca policore kanë blinduar qytetin e Shkodrës, në pritje të ndeshjes së Kombëtares shqiptare me Maqedoninë. Çdo rrugicë pritet te jetë e monitoruar ndërsa tifozët mbeten në dorë të Zotit, pasi parashikimet e motit flasin që do të ketë reshje shiu.
Megjithatë, pavarësisht kësaj, në stadiumin e hapur të sapo përfunduar “Loro Boriçi” ashtu siç është edhe rregulli nuk janë lejuar çadrat por as mjete të tjera mbrojtëse.
Stadiumi i hapur dhe moslejimi i çadrave të kujton ndeshjen me Serbinë në “Elbasan Arena”, ku tifozët qëndruan në qiell të hapur për 90 minuta dhe u bënë qull nga shiu.
Rrugët kryesore përreth stadiumit janë bllokuar dhe nuk lejohet qarkullimi. Mijëra tifozë janë gati për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Maqedonisë teksa kanë zbritur në rrugët e Shkodrës duke gjallëruar qytetin. Ata janë mbledhur para hotelit ku po qëndrojnë futbollistë, në pritje të daljes së tyre.
Biletat janë shitur të gjithë pasi edhe qindra tifozë shqiptarë të Maqedonisë kanë ardhur për të bërë tifo për kuqezinjtë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img