Blin Kuka është shumë afër ta shkruajë historinë për xhudon e Kosovës dhe ta fitojë medaljen e parë për ekipin tonë në “EYOF Maribor 2023”.
Xhudisti kosovar (-90 kg) do të luftojë për medaljen e bronztë, pas rrugëtimit të suksesshëm në repesazh.

Raundin e parë e kaloi pa luftë, në të dytin u ndal nga Aslan Kotsoev, i cili më pas i mundësoi repesazhin.
Kuka shënoi dy fitore, ndaj letonezit, Nikita Afanasjevs dhe portugezit, Danilo Storozhuk, të dyja me ippon.

Për të bronztën, xhudisti pejan do të garojë me spanjollin, Perez Ramirez, prej orës 17:00.