Site icon PrishtinaPress

Blick raporton nga Serbia: Sjellje josportive nga tifozët vendas dhe thirrje nacionaliste

Zvicra ka pësuar humbje në Leskovac, teksa është mposhtur nga Serbia me rezultat 2-0.

Ishte një ndeshje që gjatë 90 minutave tifozët serbë u morën me Kosovën, duke pasur thirrje nacionaliste vazhdimisht dhe duke shpalosur pankarta kundër vendit tonë.

Këtë më së miri e ka përshkruar edhe mediumi më i madh zviceran Blick, që kanë qenë të pranishëm në stadiumin e Leskovacit dhe tanimë kanë bërë një artikull për atë që ndodhi në atë vend.

“Tifozët serbë shkaktuan skandal në ndeshjen e Kombëtares”, ishte titulli nga Blick që vazhdon më poshtë.

“Sjellja josportive e tifozëve serbë në ndeshjen e Ligës së Kombeve: Mbështetësit e skuadrës vendase tërheqin vëmendjen me thirrje nacionaliste dhe një flamur. Veçanërisht kjo e fundit ka bërë bujë disa herë”.

“Faza startuese e ndeshjes së Kombëtares jashtë fushe në Leskovc të Serbisë, nuk karakterizohet vetëm nga një zotërim i madh i topit nga Zvicra, por edhe nga thirrjet nacionaliste. Disa herë brenda dhjetë minutave të para, tifozët serbë filluan të thërrisnin “Kosova është Serbi””.

“Por nuk është i vetmi veprimi problematik i mbështetësve vendas. Para ndeshjes shfaqet një flamur që përveç hartës së Serbisë tregon edhe konturin e Kosovës me ngjyrat kombëtare serbe – edhe pse paraprakisht ishte informuar se në stadiumin e Duboçicës lejohen vetëm flamujt serb apo zviceran. Ndërkohë, flamuri ishte zhdukur, por pas fillimit, pjesa e pëlhurës nacionaliste ishte ende e dukshme”.

“Një tjetër veprim josportiv ishte edhe fishkëllima që tifozët vendas i bënë himnit kombëtar të Zvicrës”, shkruan Blick.

Exit mobile version