4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Blick: I vrari në Klinë ishte biznesmen në Zvicër

Një vrasje ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Klinës.

Raportohet se i dyshuari Tush Frroku, e vrau mikun e tij Anton Prelën (vëllain e gruas).

Frroku, është në arrati dhe është shpallur në kërkim nga ana e policisë.

Lidhur me rastin ka raportuar edhe gazeta e njohur zvicerane Blick.ch.

Në artikull, shkruan se tashmë i ndjeri jetonte në Zvicër dhe kishte në pronësi të tij një garazhë të veturave.

Viktima kishte ardhur për pushime në Kosovë, derisa nuk bëhet e ditur shkaku i kësaj ngjarje të rëndë.

Blick thekson se i dyshuari, hyn në lokalin Coyote Lounge Bar, të hënën rreth orës 16:40 duke pasur vetëm një synim, vrasjen e 47-vjeçarit, i cili është edhe biznesmen në Zvicër.

Në shkrim, përmendet se dorasi e qëlloi shtatë herë viktimën, dhe më pas gjakftohtë e me armë në dorë, u largua nga lokali.

Klientët dhe stafi i lokalit, tmerrohen nga ngjarja.

Gjatë ikjes, Tush Frroku, e ndalon një veturë duke e kërcënuar shoferin.

Ai arrjnë t’ia merr veturën dhe ik nga vendi i ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img