Në një sondazh të bërë nga gazeta më e madhe zvicerane, Blick, tifozët helvetikë votuan në masë të madhe që Granit Xhakës t’i hiqet shiriti i kapitenit.
69% e respondentëve kanë qenë të mendimit se Xhakës duhet t’i hiqet shiriti i kapitenit.
25% e tyre kanë votuar që Xhaka të jetë ende kapiten, kurse shtatë përqind nuk kanë pasur përgjigje.
Megjithatë, medium Blick ka listuar disa arsye pse Xhaka është kapiteni i duhur për helvetikët.
Njëra nga to është se mendimi i futbollistit nga Kosova është i drejtpërdrejt dhe autentik.
Tjetër arsye është se besimi i tij është i palëkundur.
Blick përmend rastin kur Xhaka kishte humbur respektin e tifozëve të Arsenalit në vitin 2019, kurse tani ai është prej futbollistëve më të dashur nga tifozët e “Topçinjve”.