Site icon PrishtinaPress

Blick: Behrami një hero kombëtar… Neymar gjithmonë në tokë

Mega ylli brazilian Neymar u neutralizua nga skuadra e Zvicrrës e posaqërisht nga Valon Behrami. Ai, i cili pretendohet të udhëheqë Brazilin për titullin e gjashtë të Botërorit në histori, ishte padukshëm në ndeshjën ndaj, shkruan Blick.

“Valon Behrami e nxorri atë plotësisht jashtë loje. Revolucionar, i fortë dhe i qëndrueshëm, ai e s’e lëshoi magjistarin brazilian. Një performancë e klasit botëror” , këto janë vetëm disa nga fjalët që ka zgjedhur gazeta më e madhe zvicrane të shkruaj për kosovarin me pasaportë zvicrane.

 

 

Si një shpërblim, Behrami merr një puthje nga e dashura e tij Lara Gut dhe përqafime nga prindërit e tij menjëherë pas përfundimit të takimit. Megjithatë, mesfushori mbetet modest në invervistën për Blick, transmeton IndeksOnline.

Neymarin e nxorrët nga loja, ndonjëherë edhe me ashpërsi
Valon Behrami: Nëse arbitri mendon se po luaj ashpër ose dua ta lëndoj atë, ai fërshëllen. U përpoqa ta bëj punën time dhe ne patëm një rezultat të mirë.

Bëtë një punë të madhe. Neymarit nuk i pëlqente shumë. Ai ishte shpesh i rrëzuar në tokë, madje kishte të qeshura disa herë…
Behrami: Po ashtu është. Neymar gjithmonë provokon. Ai është gjithmonë në tokë. Nëse e prekni pak, i duket dicka e madhe. Kjo është shumë keq sepse ai është një lojtari madh. Një nga më të mirët që ndonjëherë kam luajtur kundër.

Pas 70 minutave e lat fushën. A ishte vetëm një masë paraprake sepse kishit karton të verdhë?
Behrami: Jo jo. Kam pasur probleme muskulore. Kam marrë një goditje. Të shohim si do të ndihem në ditë në vazhdim.

Ju e njihni mirë trupin tuaj. A duhet të shqetësohemi për ndeshjën ndaj Serbisë të premtën?
Behrami: Unë mendoj se jam shummë i lodhur. Dola në kohën e duhur dhe asgjë e keqe nuk ndodhi.

Tingëllon se keni nevojë për dy ditë pushim dhe relaksim?
Behrami: Unë jam 33 vjec, po, kam nevoj për të paktën dy ditë pushim tami.

Kundër Serbisë do të jetë e nevojshme përvoja juaj e madhe. Kjo do të jetë një lojë e vështirë
Behrami: Po, kjo do të jetë një lojë e shumë e rëndësishme. Të shohim tani se si po shkojnë gjërat këto ditë. Besoj se jam i gatshëm për atë ndeshje.

Exit mobile version