Gazeta beogradase Blic del me një lajm bombastik në faqen e parë duke spekuluar se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të blejë helikopterë për ushtrinë e Kosovës.
Gazeta më tutje vazhdon me spekulimin se pilotët për këta helikopterë do të trajnohen në Turqi. Sipas Blic-it, plani për krijimi e ushtrisë së Kosovës përfshin tri faza, raporton Gazeta Express.
Në të njëjtin lajm, gazeta serbe paralajmëron edhe mbajtjen e mbledhjes së sigurisë kombëtare të Serbisë, e cila ishte paralajmëruar qysh dje. Në këtë takim do të diskutohet për paralajmërimet së në Kosovë do të bëhet shndërrimi i misionit të FSK-së, me të cilin kjo forcë shndërrohet në ushtri të Kosovës.
Ndërkohë ka vazhduar kundërshtimi ndërkombëtar i shndërrimit të FSK-së në ushtri pa ndryshimet e nevojshme kushtetuese.