-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Blic: Vuçiq-i dhe Thaçi u kundërshtuan ashpër për ushtrinë e Kosovës

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar sot me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe gjatë asaj bisede kishte ardhur deri kundërshtimet e ashpra të opinioneve rreth ushtrisë së Kosovës, ka mësuar se Blic-i.

Siç u njoftua zyrtarisht, ata folën për rëndësinë dhe pasojat e vizitës së Federica Mogherini në Ballkanin Perëndimor, raporton Blic.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan me këtë rast se diskutimet dhe dialogu midis dy palëve janë të rëndësisë thelbësore për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe theksuan angazhimin e përbashkët për të zbatuar marrëveshjet në Bruksel, njoftoi Qeveria e Serbisë.

Këto gjithashtu ishin temat e vetme për të cilën Vuçiq dhe Thaçi mundën që t’i harmonizojnë.

Por, siç merr vesh Blic-i, gjatë bisedës ka pasur kundërshtime të ashpra rreth ushtrisë së Kosovës.

“Rreth kësaj çështje, ata të dy janë në pozita diametralisht të kundërta. Vuçiq-i ka thënë se formimi i ushtrisë së Kosovës do të thotë jostabilitet të mëtejshëm për të gjithë”, ka thënë burimi  i Blic-it.

Siç merret vesh, u ra dakord që bisedimet të vazhdojnë, “ashtu që situata të mos dalë jashtë kontrollit dhe për të ruajtur paqen”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img