1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Blerta Zeqiri emërohet drejtore e Qendrës Kinematografike të Kosovës

Regjisorja e njohur shqiptare, Blerta Zeqiri, është përzgjedhur drejtore e Qendrës Kinematografike të Kosovës.

Nga konkursi ku në garë ishin Visar Krusha e Lum Çitaku, regjisorja e filmit “Martesa” u zgjodh personi që do të jetë në krye të QKK-së për mandatin e ri.

Lajmin e konfirmoi edhe vet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një njoftimi të bërë në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

Ky është postimi i plotë i kryeministrit (pa ndërhyrje):

“Blerta Zeqiri nga sot drejtore e Qendrës Kinematografike të Kosovës.
Bashkë me ministrin Çeku, në zyrën time pritëm drejtoren e sapozgjedhur të Qendrës Kinematografike të Kosovës, regjisoren Blerta Zeqiri.
Blerta është ndër emrat më të suksesshëm në kinematografinë e Kosovës. Ajo njihet për cilësinë e krijimtarisë dhe kontributin për zhvillimin e sektorit të filmit. Blerta nisi një angazhim të ri, duke e bartur zërin dhe potencialin e komunitetit brenda institucionit më të lartë të filmit.
Me Blertën në krye të QKK-së fuqizohet tutje reforma jonë në kinematografi. Me buxhet të rritur për prodhim të filmit dhe ligjin e ri në prag të miratimit përfundimtar, kinematografia jonë do të arrijë nivele të reja të suksesit ndërkombëtar”, ka shkruar Albin Kurti në Facebook

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img