Site icon PrishtinaPress

Blerta Deliu shkon në IKSHPK: Uji i papërdorshëm për pije, shpenzimet e qytetarëve po rriten

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka shkuar sot në zyret e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për të kërkuar llogari për çështjen e ujit të Liqenit të Badocit i cili tash e disa kohë është i papijshëm.
Në një postim në Facebook, ai tha se doktoreshat e IKSHP-së e informuan atë se uji ka ende vlera të rritura të manganit, e kujdes të veçantë duhet të kenë fëmijët nga zero deri në gjashtë vjet, shkruan lajmi.net.

Ajo tha se kjo çështje është shndërruar në problematikë, pasi që shpenzimet e qytetarëve janë rritur.

Postimi i plotë i saj:

Dhjetëra mijëra qytetarë të Prishtinës ka tri javë që nuk guxojnë ta përdorin ujin e Liqenit të Badovcit për pije dhe përgatitje të ushqimit. Sipas Institut Kombëtar të Shëndetësisë, del se ka vlera të rritura të Manganit, çka e bën atë të papërdorshëm.

Gjatë vizitës që kisha sot në IKSHKP, doktoresha Burbuqe Nushi më tregoi se kaq gjatë nuk ka pasur mangan asnjëherë. Sipas saj, kujdes të veçantë duhet të kenë prindërit e fëmijëve nga zero deri në gjashtë vjeç.

Megjithëse vlerat kanë rënë, uji vazhdon të mbetet i papërdoshëm e shpenzimet e qytetarëve të rriten. Institucionet përgjegjëse, përfshirë KRU “Prishtina”, duhet të bëjnë maksimumin për pastrimin e ujit të Liqenit të Badovcit sa më parë. Maltretimi i qytetarëve për ujë të pijes nuk mund të vazhdojë pambarim!.

Exit mobile version