Site icon PrishtinaPress

Blerta Deliu – Besnik Bislimit: A ju ka marrë gjumi? Se jemi bë merak

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimipo raporton në Komisionin për Integrime Europiane.

Aty, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu e priti Bislimin duke e pyetur për gjumin vetëm pak pasi ai ul.

“A ke flejt zëvendëskryeministër? A ke flejt? A ju ka marrë gjumi? Se jemi bë merak”, i tha Deliu.

“Mirë, ju?”, ishte përgjigjja e Bislimit.

Bislimi kishte deklaruar në dhjetor të vitit 2020, dy muaj para zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021 kur LVV-ja fitoi 50.28% të votave, se kishte probleme me gjumin si pasojë e rritjes së madhe të partisë.

Kur ato fjalë të Bislimit sikur ishin harruar, kryeministri Albin Kurti e ktheu të dielën në vëmendje ‘problemin’ e zëvendësit të tij me gjumin.

Exit mobile version