Adem Qorri nga Komuna e Drenasit i cili jetonte në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka humbur jetën dje teksa po e shpëtonte një fëmijë.
Lajmi është bërë i ditur përmes rrjeteve sociale.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu.
Ajo tha se Adem Qorri është heroi që dha jetën e vet për të shpëtuar një tjetër jetë.
“Dritë i pastë shpirtit. Ngushëllime familjes Qorri dhe atyre që e njohën”,shkroi ajo.
Ndryshe Ademi ka lënë pas gruan dhe tre fëmijë, me të cilën jetonte në Amerikë.