Sukseset dhe angazhimi i Bleros për muzikën asnjëherë nuk u ndalën, ai publikoi këngë e bashkëpunime që u bënë hite dhe kështu shumë shpejt mblodhi shumë fansa, u bë i dashur e i njohur në estradën muzikore
Mirëpo, përveç sukseseve në karrierë, ai u bë pjesë e pandashme e mediave rozë edhe për jetën e tij personale. Që nga lidhja me aktoren Teuta Krasniqi e deri te fejesa me bukuroshen Afrona Dika, këngëtari është vazhdimisht i përfolur.
Në kuadër të rubrikës personazhi i javës i rtv21.tv, ai ka folur edhe për momentin që nuk do ta harronte kurrë e që natyrisht lidhet me partneren e tij aktuale.
“Momenti që nuk do ta harroj padyshim është dita kur e takova Afronën, ndërsa atë që s’kisha mundur ta kujtoj asnjëherë mund të jetë 15 prilli, dita e ndarjes”, ishte përgjigja e Bleros, i cili po kalon pushime të këndshme me te fejuarën e tij.
Ai ka folur edhe për gjërat që e bëjnë nervoz: “Më bën nervoz, çdo gjë që ka të bëjë me vendin tim, sidomos tani këto ngjarjet e fundit, ndërsa sigurisht që më bën të lumtur familja, vajza ime e dashura ime”.