Jeta private e këngëtarit të njohur, Blero po vazhdon të ngjall kureshtjen e fansave.
Teksa javëve të fundit u përfol për ndarjen e tij nga partnerja e re, ai më vonë zbuloi se dyshja janë ribashkuar.
Por, këngëtari nga Mitrovica nuk ka zbuluar ende identitetin e saj, duke postuar në rrjetet sociale vetëm detaje të vogla.

Ndërsa, së fundmi ka zbuluar më shumë se çdo herë tjetër, duke ndarë një foto ku ajo shihet me kurriz, teksa gatuan në kuzhinë.