-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Blero me deklarata bombastike për ndarjen nga Afrona, thotë se u nda vetëm për paratë: Sa kisha, isha i bukur

Blero ka dhënë një nga intervistat e rralla duke bërë rrëfime shumë personale nga jeta e tij private dhe ajo profesionale.

Këngëtari i njohur nuk ka ngurruar të flasë as për ndarjen nga Afrona Dika, e cila prej kohësh vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara në median rozë.

Këngëtari me origjinë nga Mitrovica ka shokuar opinionin duke treguar të vërtetën e historisë, duke thënë se ajo e la për paratë.

“Realisht nga fillimi lidhjen e kam ndjer si një lloj aktrimi. Gjithmonë ka qenë në fokus paraja, sa ka pasur gjithçka ka qenë e bukur ndërsa kur i kam kufizuar shpenzimet, jam parë si i keq. Dhe nuk është që s’jam mjaft inteligjent për t’i kuptuar këto gjëra, por kam heshtur vetëm për të parë deri kur po shkon. Dhe siç ka filluar, ka mbaruar”, ka thënë Blero.

“Kam japë para për t’u hapur biznesi jonë dhe si është arritur qëllimi, ajo është zhdukur. Nuk ka reaguar në asnjë tentativë timen. Nuk ka mbetur asnjë opsion tjetër, përveçse të ecë me hapa ligjorë”, tha tutje Blero.

Përndryshe i njëjti pranoi se ka nisur një lidhje të re dhe se tashmë është i lumtur me vajzën që ka në krah, e cila nuk e sheh vetëm si burim parash, por çmon vlerat njerëzore të tij.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img