Si shumë çifte tjera qe janë duke qëndruar në distancë e po e ndjejnë mungesën e njëri tjetrit edhe çifti i njohur Blero dhe Afrona Dika këtë periudhë izolimi po qëndrojnë në distancë.
Përkatësisht Blero ndodhet në Prishtinë, gjersa bashkëshortja e tij te familjarët e saj në Zvicër, pasi mbeti atje që kur lëvizjet nga shteti në shtet u anuluan.
Mallin për njëri-tjetrin, dyshja po e shprehin përmes rrjeteve sociale, duke publikuar herë pas here fotografi të përbashkëta nga e kaluara.
Një gjë të tillë e bëri Blero së fundmi në InstaStory, duke publikuar një fotografi me Afronën, në mbishkrimin e së cilës bëri të ditur se sa shumë po i mungon.
“Unë them se jam mirë, por jam duke gënjyer, më mungon”, janë fjalët me të cilat këng=tari është shprehur në këtë fotografi.
Afrona dhe Blero përndryshe jetojnë në shtete të ndara deri në kohën kur modeles t’i skadojë kontrata e reklamimit që ajo ka me disa prej brendeve të njohura në shtetin helvetik.