Edicioni i dytë i Big Brother VIP Kosova po zgjon kureshtje të madhe tek publiku.
Dinamikat e shumta mes banorëve po shkojnë duke u shtuar, pa munguar debatet dhe diskutimet e ashpra mes tyre.
Por, disa prej banorëve kanë krijuar raporte rë mira me njëri-tjetrin dhe i tillë duket se është edhe ai mes Bleros dhe Edona James.

Madje në një bisedë të fundit, Blero është shprehur i bindur se ai me Edonën do të shkojnë në finale.
“Oj Edonë a e din se na jemi në finale, nëse të nguc dikush unë e vras, më ke si vëlla të madh”, ka thënë Blero.
Pas këtyre fjalëve, Edona ka përqafuar dhe puthur Bleron duke e falënderuar për të gjitha që ka bërë për të.