Site icon PrishtinaPress

Blerina Kllokoqi Rugova me një tjetër sukses në ‘Berlinale’

Stilistja e njohur Blerina Kllokoqi-Rugova vazhdon të jetë një ndër stilistet më të pëlqyera dhe të përzgjedhura në vend.

Së fundmi, ajo ka marrë pjesë në festivalin e filmit në Berlin, të quajtur “Berlinale”.

E njëjta u prezantua së bashku me ekipin e filmit “Kijem Holanda” i cili ishte i nominuar në kategorinë “Shorts/Generation 14 plus”.

Dy aktorët kryesorë të këtij filmi: Andi dhe Florist Bajgora janë prezantuar në tapetin e kuq me veshjet e stilistes shqiptare.

Këtë e bëri të ditur edhe vet Kllokoqi-Rugova përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

“Ndjehem e privilegjuar që isha pjesë e ekipit të Kosovës në festivalin e filmit në Berlin. Një falënderim i veçantë shkon për Anitën, Solidin dhe stafit BKR që na ndihmuan në paraqitjen e dy yjeve shqiptarë: Andit dhe Florisit. Faleminderit MRSK dhe QKK!”, ka shkruar Blerina.

Exit mobile version