Site icon PrishtinaPress

Blerim Reka: Vet Pal Lekaj, kishte përmendur fjalën korridor disa herë

Ministri i Integrimeve Evropiane Blerim Reka, ka folur në lidhje me deklaratën e tij, për një koridor në mes të Kosovës dhe Serbisë, ku do t’i lejohej kësaj të fundit të kalonte nëpër Kosovë për të arritur në detin Adriatik. Reka  ka thënë se kjo nënkuptonte një kompromis infrastrukturor ë mbase mund të ndodhte, e në asnjë formë tjetër të kompromisit territorial.

Tutje Reka ka thënë se ai i pyetur në një emision në lidhje me atë se a duhet të ketë ndonjë kompromis në mënyrë që vendi të ketë një ulëse në OKB, tha se përgjigja e tij ishte e qartë, jo.

“Për ulëse ne OKB nuk duhet t japin për ulëse, sepse integriteti territorial janë të garantuara me kushtetutë. Ndoshta, mund t’i lejojmë si kompromis të fundit daljen në detin Adritatik përmes autostradës së Kosovës, pra në vend të kompromisit territorial për çka shumë vet kanë aludu, unë ofroj kompromisin infrastrukturor”, tha Reka.

Exit mobile version