-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Blerim Latifi e quan “idiote të dobishme” Donika Gërvallën, thotë se po çon ujë në mulli të Serbisë

Filozofi Blerim Latifi është përfshirë në debatin e fundit që u bë në vend pas intervistës së kryediplomates Donika Gërvalla për mediat zviceriane dhe deklaratës për luftën e UCK-së.

Latifi në një shkrim në Facebook ka thënë se Serbia gjithmonë e ka pasur në agjendë denigrimin e UCK-së, duke e paraqitur si organizatë kriminale e terroriste.

Në këtë rast, ai thotë se janë duke kontribuar edhe disa shqiptarë.

Këtu, Latifi e ka përmendur ministren e Jashtme, Donika Gërvallën.

“Mendohet se Lenini e ka shpikë termin “idiotët e dobishëm”, për t’i përshkruar njerëzit naivë që përdoren për ta çu përpara një agjendë, për të cilën ata nuk janë të vetëdijshëm dhe rëndom do ta kundërshtonin. Të tillët mendojnë se po i shërbejnë një kauze të drejtë, ndërsa me veprimet e deklaratat e tyre çojë ujë në mullinj të kauzave të tjera. Qe një shembull: Serbia gjithmonë e ka në agjendë denigrimin e UÇK-së, paraqitjen e saj si një organizatë kriminale e terroriste dhe rrjedhimisht edhe shkatërrimin e imazhit të saj si një lëvizje çlirimtare”, tha ai.

“Në këtë rast useful idiots janë të gjithë ata shqiptarë që në një mënyrë a tjetër i ndihmojnë këtij qëllimi, pa qenë të vetëdijshëm për të. Fatkeqësisht një përdorim të tillë janë duke ia bërë ministres tonë të jashtme dhe deklaratave të saj.Intervista e saj e fundit për një gazetë zvicerane proserbe është rast tipik i këtij përdorimi”, ka përfunduar Latifi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img