Site icon PrishtinaPress

Bleona e uron Grenellin pasi u emërua emisar special – flet si amerikane: Kombi ynë është me fat që të ka

Presidenti i zgjedhur i SHBA’së, Donald Trump, e ka emëruar Richard Grenell të dërguar presidencial për misionet speciale, Grenellin e ka uruar edhe këngëtara e njohur shqiptare Bleona Qereti.

Përmes një postimi në Facebook, Qereti ka folur si amerikane, duke thënë se “kombi ynë ka fat që e ka Grenellin”.

Ajo atij i është drejtuar si miku m, duke i uruar fat në udhëheqje.

“Urime për të vetmin Grenell për emërimin tuaj si i dërguari presidencial për misionet speciale! Besnikëria juaj e palëkundur, shërbimi i palëkundur dhe përkushtimi i thellë ndaj këtij vendi janë vërtet frymëzues. Shumë krenar për ty, miku im! Kombi ynë është me fat që ju udhëheq me kaq përkushtim dhe qëllim. Zoti ju bekoftë ju dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar ajo të dielën.

Exit mobile version