Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen e 55-të.
Një numër i madh politikanësh e gazetaresh e kanë uruar ish-kryeministrin, teksa ai aktualisht gjendet në Hagë.
Ish-presidentin e ka uruar edhe publicisti dhe drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu.
Me anë të një postimi në Facebook, Fevziu është shprehur krenar për kontributin e z.Thaçit për Kosovën dhe Shqipërinë.
“Gezuar Ditelindjen Hashim Thaci. Krenari per cdo gje qe ke bere per Kosoven dhe Shqiperine”, ka shkruar Fevziu.