Site icon PrishtinaPress

Bledi Mane në rolin e opinionistit të Big Brother VIP Kosova

Sezoni i dytë i spektaklit gjigant të Big Brother VIP Kosova, që do të nisë rrugëtimin televiziv me datën tashmë të publikuar, 20 tetor, pritet të iu mbajë të entuziazmuar pranë ekranit, dhe jo vetëm.

Magjia e këtij spektaklit nuk do të kishte efektin e saj, pa panelin e opinionistëve, të cilët me komentet e tyre i shtojnë madhështinë netëve ‘Prime’.

Këtë vit, një nga karriget e opinionistëve është rezervuar enkas për gazetarin e njohur nga Shqipëria, Bledi Mane.

Nisur nga eksperienca e tij e gjatë në sferën e raportimit e komentimit, Mane pritet të ngjallë atmosferë të paparë me komentet e tij pikante, siç edhe njihet në publik.

Madje, Bledi ka qenë edhe vetë pjesë e një ‘reality show’ të tillë, kështu që pritet që prognozat e tij të jenë super të sakta, pasi që i njëjti, e di mirë se si është të jesh i izoluar brenda mureve të shtëpisë me një publik të tërë që të shikon nga ekrani.

Mane bashkë me një opinionist/e tjetër, do t’i komentojnë të gjitha ngjarjet që ndodhin brenda shtëpisë më me nam në Kosovë, e me gjerë – nën përkujdesjen e nikoqirëve zyrtarë të Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamitin e Jonida Vokshin.

Big Brother VIP Kosova fillon transmetimin nga data 20 tetor, ekskluzivisht në ekranet e Klan Kosova dhe ArtMotion.

Exit mobile version