Ish banori i BBVA2, Bledi Mane, është rikthyer duke thumbuar Luizin dhe kësaj radhe ai ka disa opinione të vrazhda për të.
Bledi ishte i ftuar në emisionin “E Diell”, ku lëshoi një deklaratë bombë.
Ai ka deklaruar se gjatë kohës që ishte i varur nga alkooli, Luizi ka luajtur lojëra fati. Po ashtu, ai shtoi se vajzave që iu pëlqen Luizi, janë të dhunuara nga meshkujt, kështu duke u referuar fetishit që disa kanë për meshkuj të dhunshëm.
“Kur unë konsumoja alkool, Luizi luante lloto. Nuk është gjë negative, por dëmton veten. Ai djalë kam shpresën dhe e meriton që do e fitojë. Të jemi realist. Për 10 vjet u zhduk, unë i kam thënë mos u zhduk më, kjo është koha jote e artë. 60% e femrave që pëlqejnë Luizin dhunohen nga meshkujt”, tha ai.