Bled Mane një nga ish banorët e Big Brother Vip thotë se kur Luizi, që e cilëson si fitues, të dalë nga shtëpia do t’i japë disa këshilla, pasi i ka ardhur një mundësi që do i ndryshojë jetën.
“Më zhgënjeu se nga ekrani ishte shumë lojëtar i fortë kurse brenda gjen një Luiz shumë me këmbë në tokë. Kisha dy javë që prisja të ngrite dolli për Berishën dhe të filloja e unë ato debatet por si duket e kuptoi. Është një lojëtar i fortë, në sytë e publikut është fitues. Kur të dalë do e takojë, për t’i dhënë disa detyra për ta ndihmuar sepse vjen nga një situatë mjaft dramatike dhe duhet ta menaxhojë mirë veten me gjithë këtë famë dhe financat që mund të fitojë. Besoj se është djalë i dëgjuar dhe ka nevojë të menaxhohet. Luizi është te ajo vija e hollë që mund të dalldisë ose të bëjë kthesën historike. Duhet të korrigjojë gabimet e të kaluarës, ky shans historik nuk ka për t’i ardhur më.”– tha ai.