Artistja e njohur e skenës shqiptare, Fjolla Morina, është rikthyer me projekt të ri muzikor pas një kohe të gjatë.
Ajo ka bashkuar forcat me reperin Blasta, kënga e të cilëve mban titullin “Mexicana”.
Këngëtarja vjen me paraqitje e lëvizje provokuese, ndërsa mori vëmendje edhe kësaj radhe.
Teksti është shkruar nga vet artisti, kurse për muzikën dhe producimin është përkujdesur Granit Ismajli.
Ky i fundit po ashtu e realizoi edhe miksimin e masterizimin e kësaj kënge.
Ndërkohë videoja i është besuar produksionit të njohur, Black Fish Entertainment.
Fjolla këtë vit ka qenë shumë e komentuar në shtypin rozë, por jo për shkak të muzikës.
E njëjta i mungoi skenës teksa ishte e përfshirë në disa ngjarje të tjera.