Bekim Blakaj, drejtor në Fondin për të Drejtën Humanitare në Kosovë, thotë se nuk i përkrahin gjykimet në mungesë për krimet e luftës.
Ai në Info Magazine të Klan Kosovës ka treguar se janë katër aktakuza që janë ngritur ndaj personave në mungesë. Duke folur për këtë çështje, ai thekson se në Kosovë gjatë luftës janë kryer krime të rënda për të cilat nuk është gjykuar askush.
“Viteve të fundit e kemi vërejtur se janë zhvilluar pak gjykime edhe në mungesë edhe në prezencë ndaj personave që janë përgjegjës kryesorë për krime. Nuk janë ndjekur përgjegjësit për krimet masive që kanë ndodhur”, është shprehur Blakaj.
“Aktakuzat janë ngritur ndaj një individi, jo ndaj grupit që ka kryer krime. Shumica dërmuese nuk janë kryer nga një person, por si ndërmarrje e përbashkët kriminale, që kanë pasur grada, qoftë në polici, qoftë në ushtri. Nuk shohim që janë ndjekur