3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Blaka i AAK-së për bisedën e pretenduar të Kusari-Lilës me Radoiçiqin: Shkelje e interesave kombëtare

Zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka, ka reaguar pas publikimit të audio-incizimit të shefes së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilës me kriminelin Millan Radoiçiq dhe komentit që kryeministri i vendit, Albin Kurti, dha për këtë audio-incizim, duke e cilësuar si luftë hibride.

Blaka tha se dje “lufta hibride” ishte armë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa sipas tij, sot është justifikim për miqësi me Serbinë.

“Kryemashtruesi ynë i dashur, duket se ka harruar që nuk po i flet një klase fillore, por një populli të pjekur që ka parë shumë e di të dallojë dredhinë”.

“Telefonatat me pjesëtarët e Listës së Zezë së SHBA-ve nuk janë thjeshtë ‘biseda mes partnerësh’, por shkelje e interesave kombëtare. Por çfarë të presësh nga ai që e sheh 45% të popullit ‘analfabet’”, shkroi Blaka, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, ai tha se Vetëvendosje dhe Lista Sërpska, duket si një martesë e çuditshme, por aspak befasuese.

“Bashkë kundër Amerikës, bashkë kundër UÇK-së, bashkë ‘për të mirën e Kosovës’. Lufta hibride, lufta hibride. E futën në fjalor kori gazmor komunist. Por, me sa duket e vetmja gjë hibride këtu është sinqeriteti i atyre që na qeverisin. Jo edhe shumë gjatë”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img