Learta Hollaj, shefe e stafit të presidentes së Kosovës – Vjosa Osmani, ka publikuar në platformën X letrën që ish-kryeminsitri britanik Tony Blair i ka shkruar të parës së shtetit tonë, duke e falënderuar për ftesën për të qenë pjesë e festimit të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe për dhuratën e gurit të kristaltë.
Hollaj shkruan se Kosova është e bekuar që ka mbështetjen e palëkundur të Blairit, dhe e falënderon për praninë e tij në Kosovë.
Letra e plotë e Tony Blair:
E dashur Vjosa,
Doja të shkruaja për t’ju dërguar falënderime dhe mirënjohjen time më të sinqertë për pritjen e vizitës sime dje në Kosovë. Ishte kënaqësi të takohesha me ju dhe një nder i vërtetë t’i drejtohesha Parlamentit me ftesën tuaj gjatë kësaj jave historike.
Isha shumë i nderuar që mora gurin e kristaltë, cili do të vendoset në raftin tim krahas atij që më dha Presidenti Rugova.